Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 19:00, i dënuari B. R është larguar nga Qendra Korrektuese Smrekonicës.
Sipas njoftimit të ShKK-së, B.R., po mbante dënimin në Qendrën Korrektuese Smrekonicë dhe i njëjti ishte i dënuar me tre muaj + 10 ditë për vjedhje.
“Për largimin e tij është përgatitur letër rreshtimi dhe është njoftuar edhe policia.
Qendra Korrektuese Smrekonicë është institucion i tipit të hapur, në të mbahen personat me denime të shkurta dhe personat të cilët janë në përfundim të dënimit”, thuhet në kumtesën e ShKK-së.
