Të fundit

Serbia bën gjestin e turpshëm në Botëror, provokon Kosovën

Brazili ka mundur Serbinë me rezultatin 2-0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Botërorin e Katarit.

Por një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në dhomat e zhveshjes së futbollistëve të përfaqësueses serbe. Kjo është bërë e ditur nga një ish-politikan kosovar, Petrit Selimi përmes një postimi në Twitter.

Ai ka zbuluar se ata shpalosën një flamur me ngjyrat e shtetit serb, teksa në të ishte harta e Republikës së Kosovës. Mbi të ishte shkruar “Nema Predaje”, që në shqip përkthehet “Nuk dorëzohemi”.

Selimi shprehet se FIFA nuk lejon shiritat “OneLove”, por Serbia vepron në mënyrë të turpshme.

Pritet të shihet nëse FIFA do të reagojë ndaj këtij akti.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci