Kroacia ka shënuar fitoren e parë në Kampionatin Botëror “Qatar 2022”. Ata triumfuan me rezultat 4:1 përball Kanadasë.
Alphonso Davies shënoi në minutën e dytë të ndeshjes, duke kaluar në epërsi Kanadën, por kroatët arritën të përmbysnin rezultatin.
Kramariç barazoi rezulatin në minutën e 36-të, ndërsa pas tij shënoi edhe Livaja duke shkuar në pushim mes pjesëve me epërsinë prej një goli.
Kramariç shënoi më pas edhe për rezultatin 3:1, kurse rezultatin final e vulosi Majer.
Kroacia e Maroko kanë nga katër pikë në grup, kurse Beligjika ndodhet në pozitën e tretë me tre pikë. Kanda tashmë është eleminuar.
