Të fundit

Arrestohet 21-vjeçari, dyshohet se dhunoi një 16-vjeçare në Fushë Kosovë

Një 21 vjeçar është arrestuar gjatë të shtunës mbrëma.

Ai dyshohet se e ka dhunuar një vajzë 16-vjeçare në një nga motelet e Fushë Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar kryeprokurori i Prishtinës Kujtim Munishi.

Munishi tha se nesër do të mbahet seanca për caktimin e masës së paraburgimit.

“Po, është ndaluar mbrëmë. Nesër do të mbahet seanca për caktimin e masës së paraburgimit”, tha Munishi.

Ai theksoi se rasti është ende duke u hetuar.

“Hetimet janë duke u vazhduar, ende është herët të japim një përgjigje përfundimtare”, tha ai.

Raportohet se vajza ka qenë e raportuar si e zhdukur për një javë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci