Të fundit

​Sot mësohen katër skuadra të reja që vazhdojnë në fazën tjetër

Kampionati Botëror i futbollit sot do të vazhdojnë edhe me katër ndeshje të tjera mjaftë interesante.

Në fakt, sot do të mësohen edhe katër skuadra të tjera që do të vazhdojnë në 16-shen e finales së këtij kampionati, e të cilat do të dalin nga grupet A dhe B.

Do të ketë nga sot edhe ndryshim të orarit pasi dy ndeshjet e grupit A do të zhvillohen nga ora 16:00, kurse dy të grupit B nga ora 20:00.

Në grupin A ballafaqohen Ekuadori me Senegali dhe Holanda me Qatar. Holanda dhe Ekuadori e kryesojnë grupin A me nga katër pikë, Senegali është i treti me tre pikë, kurse Katari është pa pikë dhe i ka thënë lamtumirë këtij kampionati.

Kurse, nga ora 20:00 bë kuadër të grupit B ballafaqohen Irani me ShBA-të dhe Uellsi me Anglinë. Anglia e kryeson këtë grup me katër pikë, i ndjekur nga Irani me tre dhe ShBA me dy pikë, ndërsa Uellsi është i katërti me vetëm një pikë.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci