Të fundit

Kameruni vendos përfundimisht, Onana largohet nga Katari

Në një konferencë për shtyp, pas ndeshjes, tekniku i Kamerunit, Rigobert Song ka treguar vendimin e tij për të larguar nga grumbullimi i kombëtares, portierin Andre Onana, duke këmbëngulur se “skuadra është mbi individualitetet”.

“Pozicioni i portierit është shumë i rëndësishëm. Jemi në një turne të vështirë dhe e di atë që duhet të bëj, që është të sigurohem që skuadra të jetë mbi individualitetet. Onana donte të largohej dhe ne e pranuam. Janë 26 lojtarë. Në këtë ekip punojmë së bashku dhe ne duam të tregojmë atë frymë disipline dhe respekti. Ne jemi këtu për ta dëshmuar atë. Ai është një portier i madh, por ne fokusohemi te ekipi”,- u shpreh tekniku kamerunas.

Mesa duket, ajo “ndarje” prej 1 viti nga fusha e blertë, nuk i ka bërë mirë shtatlarit të Interit, Andre Onana, i cili akoma nuk ka gjetur formën e tij optimale.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci