Të fundit

Lojtarët e Gjermanisë i ftojnë gratë në hotel para ndeshjes ndaj Kosta Rikës

Lojtarët e Gjermanisë i kanë ftuar gratë dhe të dashurat e tyre në resortin e hotelit, ku po qëndrojnë për Kupën e Botës, pas barazimit me Spanjën të dielën.

Gratë u lejuan të qëndronin për dy netë përpara se të largoheshin nga “Zulal Wellness Resor”t, raportoi gazeta gjermane Bild, ndërsa skuadra përgatitet për ndeshjen e tyre të fundit të Grupit E kundër Kosta Rikës të enjten, transmeton Klankosova.tv.

Disa nga partneret e lojtarëve ishin në tribuna për barazimin 1-1 kundër Spanjës në stadiumin “Al Bayt”, duke përfshirë Sophia Ëeber, e dashura e Kai Havertz dhe e fejuara e portierit Kevin Trapp, Izabel Goulart.

Gjermania do të ketë një lojë tepër të rëndësishme ndaj Kosta Rikës, pasi vetëm fitorja e kualifikon në fazën e nokautit.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci