Të fundit

“Incident” në koncertin e Duas, qytetari shan ‘live’ Serbinë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka mbajtur një koncert gjigant në sheshin e Tiranës, me rastin e festës së 28 nëntorit.

Artistja u pajis me pasaportë të Shqipërisë nga vet Presidenti i shtetit, Bajram Begaj.

Teksa mijëra qytetarë ishin të pranishëm në koncert, disa prej tyre nuk nguruan që të prononcohen para kamerave, për të shprehur ngazëllimin e tyre për koncertin.

Pamje nga koncerti i Dua Lipës në Tiranë (Foto: Reuters)
Pamje nga koncerti i Dua Lipës në Tiranë (Foto: Reuters)

Mirëpo në një transmetim direkt në Report TV, ndodhi një “incident” i vogël, ku teksa gazetarja pyeste disa djem në shesh, njëri prej tyre përdori gjuhë banale.

Ai fillimisht pyeti se “A jemi live?”, gjersa me të kuptuar këtë ai nuk hezitoi të bëjë një sharje për shtetin e Serbisë.

Videoja në fjalë është bërë virale në rrjetet sociale, shumë prej të cilëve kanë qeshur me reagimin e qytetarit në fjalë.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci