Të fundit

Hoxhaj: 5 nëntori ishte ora më e keqe në historinë e Kosovës

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, është shprehur i shqetësuar për situatën në veri duke thënë se ndodhet në kolaps. Ai ka thënë se 5 nëntori (koha kur serbët lëshuan institucionet e Kosovës), është ora më e keqe në historinë e Kosovës.

Në fjalën e tij para deputetëve, nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj, tha se “situata në veri te vendit është në pikën më të ulët të politikës në Kosovë në 20 vitet e fundit dhe sigurisë dhe fillimi më i vështirë që ka pas Kosova në 20 vitet e fundit…Nuk është vetëm vakum, është humnerë politike, ku komunat e Kosovës janë pa kryetarë, ku stacionet e policisë janë pa policë, ku gjykatat janë pa gjykatës”, tha Hoxhaj.

“Data e 5 nëntorit është ora më e keqë e historisë moderne të Kosovës, çkaa kemi ndërtuar në vitin 2008 është shemb me 5 nëntor”, tha ai.

Hoxhaj tha se është më me rëndësi situata në veri sesa kryeministri Kurti të tregojë “ numrin e fjalëve të komunikatës së Borrellit”.

“Së pari ka pas një pritje që kryeministri nuk e fillon fjalimin e tij nga 23-24 nëntori dhe na tregon çka shkruan në komuniatën e BE-së, por na tregon çka ka ndodhur në veri”, u shpreh Hoxhaj.

“Situata në veri është në vrimë të zezë…Aktualisht nuk ka institucione shtetërore e as proces politik për t’i krijuar ato”, u shpreh ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci