Të fundit

Princi William publikon videon e tij të parë në TikTok

Videot e Princit William kanë qenë tashmë një trend për një kohë të gjatë në rrjetin social TikTok , veçanërisht ato që nxjerrin foto dhe video të adoleshencës së tij ose ditëve të para të lidhjes me Kate Middleton.

Megjithatë, tani djali i madh i mbretit Charles ka vendosur të bëhet një “krijues” duke shpërndarë TikTok-un e tij të parë dhe duke bërë kështu debutimin e tij në platformë.

Për ta bërë këtë, ai zgjodhi profilin e Earthshot Prize – çmimi i krijuar së bashku me David Attenborough për të shpërblyer projektet dhe zgjidhjet më të mira mjedisore – në të cilin u publikua një video që njoftonte se “Fituesit e këtij edicioni do të shpallen në një ceremoni që do të mbahet më 2 dhjetor në Boston.”

@theearthshotprize Together, we will make the impossible possible and repair our planet this decade. #savetheplanet #climatechange #EarthshotPrizeBoston2022 #climateaction #explore #Earthshotprize #nature #PrinceWilliam ♬ original sound – The Earthshot Prize

Debutimi i Princit William në TikTok u përshëndet shumë pozitivisht nga përdoruesit, duke gjykuar nga komentet që u shfaqën menjëherë pas publikimit të videos. Ajo që u pëlqeye më shumë ishte fakti që Princi zgjodhi të shfaqeshej në platformë për herë të parë për të mbështetur një iniciativë në lidhje me luftën kundër ndryshimeve klimatike

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci