Rrjeti i basteve nga Brazili “Kto Brasil” ka vendosur një kuotë për përsëritjen e shqiponjës nga Shaqiri e Xhaka në ndeshjen kundër Serbisë.
Zvicra do të zhvillojë sot ndeshjen e fundit në kuadër të fazës së grupeve në Kampionatin Botëror ku përball do të ketë Serbinë.
Pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht e rivalizuar, duke marrë parasysh renditjen, por edhe për faktin se dy shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri luajnë tek kombëtarja helvete.
Dyshja shqiptare e kishte mposhtur Serbinë në vitin 2018 dhe këtë gjë do të tentojë edhe sonte.
A @KTO_brasil tá com uma ODD de 3.0 para Shaqiri ou Xhaka repetirem o gesto da águia durante a partida da Suiça contra a Sérvia.
Mas você sabe o porquê desse gesto? pic.twitter.com/6RWZ9zP0Go
— PELEJA (@PELEJA) December 1, 2022
‘Kto Brasil’, ka vendosur një kuotë 3.00 që Shaqiri apo Xhaka të përsërisin gjestin e shqiponjës gjatë ndeshjes së Zvicrës kundër Serbisë.
