Kombëtarja e Uruguait është eliminuar nga Kupa e Botës ndonëse ka shënuar fitore nga Gana me rezultat 2:0.
Situata në Grupin H u vendos në minutat e fundit të ndeshjes, pasi Korea e Jugut arriti ta mposht Portugalinë me rezultat 2:1.
Me këtë rezultat, Uruguai ka përfunduar në pozitën e tretë kurse nga Grupi H janë kualifikuar Portugalia dhe Korea e Jugut.
Të dy golat për Uruguain i shënoi mesfushori Giorgian de Arrascaeta.
