Të fundit

Xhaka e vesh fanellën e shqiptarit tjetër, veç pse shkruan Jashari

Granit Xhaka vazhdon të jetë protagonisti kryesor i kualifikimit të Zvicrës, pasi kjo e fundit sot mposhti Serbinë 3:2. Ylli nga Kosova përçoi një mesazh të llojit të vet duke veshur fanellën e bashkëlojtarit shqiptar veç pse shkruan Jashari.

Ishte në mesin e shumë rrëmujave që u krijuan në fushë, por në çdo duel Xhaka doli fitimtar ndaj lojtarëve serbë.

Për fund, ai ia dhuroi një moment gëzimi vetes, duke përçuar një mesazh më shumë se simbolikë në momentin e shkrepjes së fotografisë të ekipit kombëtar helvet me rastin e festimit të kualifikimit.

Kësisoj, Granit Xhaka veshi fanellën e mesfushorit Ardon Jashari pikërisht për shkak të asaj çfarë simbolizon ky mbiemër për shqiptarët dhe për vetë historinë që është akoma e freskët.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci