Të fundit

​Argjentina kërkon të shmangë surprizat ndaj Australisë

Stadiumi “Ahmad bin Ali” do të jetë nikoqir i përballjes tejet interesante mes Kombëtares së Argjentinës dhe asaj të Australisë, e vlefshme kjo për fazën eliminatore të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Pavarësisht se u shokua me humbje 2:1 nga Arabia Saudite qysh në ndeshjen hapëse të këtij Botërori, Argjentina e mbylli fazën e grupeve si lidere, duke kryesuar Grupin C me fitoret radhazi ndaj Meksikës e Polonisë.

Në anën tjetër, Australia zuri vendin e dytë në Grupin D, ku përgjatë tri ndeshjeve regjistroi fitore kundër Danimarkës e Tunizisë, ndërsa pësoi humbje 4:1 në ndeshjen hapëse kundër Francës.

Argjentina dhe Australia janë përballur vetëm një herë mes vere në shtator të vitit 2007, ku asokohe argjentinasit fituan ndeshjen me rezultat minimal 1:0.

Sa i përket ndeshjes së sotme, këto pritet të jenë formacionet e mundshme të dy kombëtareve.

Argjentina (4-3-3):E. Martinez; Molina, Otamendi, Romero, Tagliafico; Mac Allister, Fernandez, De Paul; Alvarez, Messi, Di Maria

Australia (4-1-4-1): Ryan; Karacic, Souttar, Rowles, Behich; Mooy; Leckie, Irvine, McGree, Goodwin; Duke

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci