Klubi i futbollit Trepça 89 ka publikuar njoftimin mortor për ndarjen nga jeta të futbollistit 17-vjeçar, Erion Kajtazit.
Kajtazi ka vdekur sot si pasojë e arrestit kardiak gjatë një ndeshje miqësore kundër ekipit prizrenas, A&N.
“Sot në moshën 17 vjeqare ndahet nga ne i yni i paharruari, Erion (Faton) Kajtazi. Nuk gjejmë fjalë për të shkruar për Ty Erion. U rrite me të gjitha grupmoshat te ne. Ne planifikuam që në një të ardhme të afërt të realizojmë transferimin tënd në Europ e se vjen kjo ditë të ndahemi nga ti vetëm fizikishtë por jo edhe emocionalishtë e shpirtërishtë.
Eri siq të thrrisëshim të gjithë do të mbetesh gjithmonë në mendjen tonë i Dashur, i Buzëqeshur, i Afërt me të gjithë shokët dhe në përgjithësi klubin tonë. Me Dhimbje të madhe të përkujtojmë e kurrë nuk të harrojmë i gjithë Klubi KF TREPÇA’89”, thuhet në postimin e klubit mitrovicas.
Kajtazi ishte pjesë edhe e ekipit të Kosovës për grupmoshat U-17.
