Një nga stadiumet më të veçanta në Katar ishte padyshim ai “974”.
I quajtur kështu, pasi u ndërtua nga 974 kontinierë dhe gjithashtu, 974 është edhe kodi telefonik Katarit.
Mbrëmjen e së hënës, më 5 dhjetor në këtë impiant u zhvillua edhe ndeshja e fundit e planifikuar, Brazil – Koreja e Jugut.
Sot, stadiumi i cili ndodhet në Doha dhe ka një kapacitet deri në 44.089 spektatorë do të dalë jashtë funksionit dhe do të nisë çmontimi i tij.
Për momentin nuk ka një ide të saktë se ku do të dërgohet, por burime nga Katari kanë bërë me dije se ai mund të dërgohet në Uruguaj.
