Debati mes babait të Granit Xhakës dhe analistes Zana Avidu ka marrë vëmendje edhe te mediet kryesore në Zvicër, njëra prej tyre e përditshmja “Blick”.
Avdiu kishte kritikuar gjestin e Granit Xhakës në ndeshjen mes Zvicrës e Serbisë, duke e quajtur “rrugaç dhe gjest të turpshëm”, por i menjëhershëm ishte reagimi babait të Granitit, Ragip Xhaka.
Në një emisionin televiziv në T7, Ragip Xhaka dhe Zana Avdiu debatuan rreth veprimeve të Granitit në ndeshjen kundër Serbisë, duke zgjuar polemika të mëdha tek teleshikuesit.
E përditshmja zvicerane, “Blick” ka publikuar një artikull ku ka shpjeguar në detaje debatin mes Zana Avdiut dhe Ragip Xhakës.

“Babai i Granit Xhakës sulmon verbalisht analisten në televizionin kosovar”, titullohet artikulli i “Blick”
“Blick” ka tentuar të kontaktojnë edhe me menaxhmentin e Granitit për daljen publike të babait të tij por ata nuk kanë pranuar të përgjigjen.
Sipas tyre, familja Xhaka është duke shqyrtuar veprime ligjore ndaj analistes Zana Avidu.
