Sulmuesi i Anglisë, Raheem Sterling nuk e ka ndërmend rikthimin në Katar për ti zhvilluar ndeshjet e radhës në kuadër të Kupës së Botës.
Sulmuesi i Chelseat u la i lirë të largohej nga Katari pasi hajdutët ishin futur në shtëpinë e tij derisa aty ndodhej gruaja dhe fëmijët e futbollistit.
Tashmë sipas raportimeve nga “The Sun”, Sterling nuk do të rikthehet në Katar derisa ai të sigurohet se familja e tij do të jenë shëndoshë dhe mirë.
27-vjeçari ka theksuar se ai dëshiron të sigurohet se familja e tij do të jetë 100% e sigurt për tu rikthyer në Kupën e Botës.
🚨🚨🚨 La condición de Sterling para volver al Mundial: “No volveré hasta que mi familia esté a salvo” https://t.co/9jg8kOcUSc #FIFAWorldCup #Qatar2022 #ENG
— MARCA (@marca) December 6, 2022
