Të fundit

Nuk ka fitues, nevojiten vazhdimet mes Marokut e Spanjës

Ka përfunduar koha e rregullt në përballjen tejet interesante mes Kombëtares së Marokut dhe asaj të Spanjës, ku tani do të nevojiten vazhdimet pasi që ende nuk është përcaktuar fituesi.

Pas plot 90’ minutave lojë në stadiumin “Education City”, Maroku dhe Spanja nuk kanë arritur ta gjejnë goli, ku koha e rregullt mbyllet me rezultat të barabartë 0:0.

Të dy kombëtaret kishin rastet për ta gjetur golin, por që portierët, sikurse Bono i Marokut ashtu edhe Simon i Spanjës arritën të mbajnë portat e paprekura.

Maroku arriti të regjistrojë katër tentime për gol, ku dy prej tyre përfunduan drejt kuadratit të portës, krahas Spanjës që kishte tetë tentime për gol, e që vetëm dy prej tyre ishin drejt portës.

Ndeshja mbyllet me shifrat 0:0, ku tani do të nevojiten vazhdimet dhe ndoshta penalltitë për të vendosur se cila kombëtare siguron biletën e radhës drejt çerekfinales së Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci