Portugalia ka shkuar me epërsinë prej dy golave në pushim mes pjesëve në ndeshjen e zhvilluar përball Zvicrës.
Goncalo Ramos zhbllokoi rezultatin në minutën e 20-të me një supergol të shënuar, kurse epërsia u dyfishua nga Pepe.
Portugalia është duke udhëhequr me rezultat 2:0 pas 45 minutave.
Ndërkaq nuk kishte ndonjë rast konkret për të shënuar.
Fituesi i takimit mes Portugalisë e Zvicrës do të takohet në çerekfinale me Marokon.
