Të fundit

Ronaldo te Al Nassar? Sulmuesi zbulon të vërtetën

Pas ndeshjes me Zvicrën që kualifikoi Portugalinë në çerekfinale të Kupës së Botës, Cristiano Ronaldo foli shkurt për mediat në stadiumin Lusail për nënshkrimin e tij të mundshëm me skuadrën arabe Al Nassr.

“Jo, nuk është e vërtetë…”, u shpreh shkurt CR7, siç raporton gazeta spanjolle ‘As’. Në orët e fundit është spekuluar për një ofertë marramendëse nga një prej skuadrave më të rëndësishme të futbollit saudit me një kontratë rreth 200 milionë euro, por portugezi sqaroi se për momentin nuk ka asgjë të vërtetë.

Ronaldo së fundmi i ka dhënë fund lidhjes me Manchester United dhe aktualisht është në kërkim të një klubi të ri.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci