Të fundit

Enrique pranë largimit nga Spanja, mësohet pasuesi i tij

Spanja dështoi përballë Marokut dhe i dha lamtumirën Kupës së Botës për herë të dytë radhazi në raundin e 1/8-ve.

Edhe në Rusi 2018, Spanja eliminohej pas goditjeve të penalltive nga Rusia vendase, ndërsa të martën u përsërit e njëjta situatë duke dështuar nga pika e bardhë përballë “Luanëve të Atlasit”.

Përveç triumfit 7-0 në takimin e parë ndaj Kosta Rikës, Spanja dha fare pak në takimet e tjera duke e merituar largimin nga Botërori.

Trajnerit Luis Enrique i mbaron kontrata dhe drejtuesit e Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) nuk kanë ndërmend t’i ofrojnë një akord të ri.

Sipas Cadena SER, në krye të listës së dëshirave të drejtuesve të futbollit iberik, të cilët mendojnë se është i nevojshëm një ndryshim në stol, gjendet Marcelino, 57-vjeçari që ka një eksperiencë të madhe në La Liga, aty ku ka drejtuar klube si Athletic Bilbao, Valencia, Villareal dhe Sevilla.

Ai fitoi Kupën e Mbretit me Valencian (2019) dhe Superkupën e Spanjës me Bilbaon (2021). Marcelino qëndron pushim prej muajit qershor pas ndarjes klubin bask, ndërkohë që ulja në pankinën e Kombëtares do të ishte realizimi i një ëndrre.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci