Të fundit

Sekuestohen 42 mijë litra alkool, Dogana jep detaje 

Dogana e Kosovës përmes një komunikate për media është shprehur se diten e djeshme disa media kanë cituar pretendimet e rrejshme të një zyrtari të Qeverisë së Serbisë, kinse Dogana po vepron një anshëm në konfiskimin e pijeve alkoolike 

Dogana sot ka njoftuar opinionin se gjatë një kontrolle rutinore në një dyçan ku ka pije alkoolike në fshatin Hoçë e Madhe të Rahovecit, kanë gjetur se personi përgjegjës i këtij dyçani, prodhon ilegalisht pije alkoolike. 

“Gjatë kontrollit janë hasur produkte të gatshme me përmbajtje alkoholi në sasi prej rreth 42 mijë litra”, thuhet në njoftimin e Doganës. 

I njëjti nuk ka të regjistruar këtë aktivitit në Agjensionin për Regjistrimin e Bizneseve, si dhe nuk i përmbush kushtet higjenike dhe përbën rrezik për shëndetin e konsumatorit. 

Meqenëse ky veprim konsiderohet vepër penale, Dogana e Kosovës ka njoftuar Prokurorin e Shtetit.  

Dogana ka njoftuar se në të njëjtin fshat, ka edhe dy biznese me produkte të njejta që kanë pronar qytetar të Kosovës por të etnisë serbe, dhe i paguajnë të gjitha detyrimet. 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci