Një person në Kamenicë ka raportuar mbrëmë në polici se si pasojë e një tigani me vaj, marketi i tij është përfshirë nga zjarri.
Policia e Kosovës ka raportuar se njësitë relevante dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur të shuajnë zjarrin.
Përvec dëmeve materiale, nuk raportohet për lëndime në njerëz.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti është në procedurë hetimore.
