Të fundit

Gazetari i njohur vdes derisa po ndiqte Kupën e Botës në Katar

Një tragjedi ka ndodhur në sallën e konferencave të shtypit gjatë zhvillimit të kohës shtesë mes Holandës dhe Argjentinës, përballje që prodhoi emocione të forta.

Ndërkohë që skuadrat po bënin përpjekjet e fundit për të evituar penalltitë ka ndërruar jetë papritur gazetari dhe bashkëpunëtori i njohur amerikan i Sports Illustrated, Grant Wahl.

Shkaku i mundshëm i vdekjes, sipas raporteve të CBS, ishte një atak në zemër, ndërsa përpjekjet për ta rikthyer në jetë ishin të kota. Siç e kishte deklaruar edhe vetë, Wahl vuante prej ditësh nga një bronkit i bezdisshëm,

Sipas dy gazetarëve të New York Times që ishin të pranishëm, personeli mjekësor tentoi për rreth 20 minuta t’i shpëtonte jetën gazetarit, por mrekullia nuk ndodhi.

48-vjeçari po e ndiqte ndeshjen nga salla e shtypit e stadiumit “Lusail Iconic Stadium”, ndërkohë që shkroi postimin e tij të fundit në Twitter me rastin e golit të barazimit të Holandës.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci