Të fundit

Vazhdon saga e Ronaldos, Ten Hag – tha dua të qëndroj

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag ka vendosur përsëri të flas për Cristiano Ronaldo.

Sulmuesi portugez është larguar nga klubi pas një interviste ekzkluzive ku shprehte paknaqësit e tij me klubin pasi sipas tij ai ndihej i tradhëtuar.

Mirëpo, tekniku i “Djajve të kuq” ka thënë se Ronaldo nuk i ka lajmëruar se ai është i pakënaqur, ndërsa kishte konfirmuar qëndrimin e tij në fillim të sezonit.

“Doja që Ronaldo të qëndronte që nga momenti i parë e deri më tani. Ai donte të largohej – por para intervistës, ai kurrë nuk më tha asgjë. Në verë Cristiano tha: Do t’ju them pas shtatë ditësh nëse dua të qëndroj. Pastaj u kthye dhe tha: Unë dua të qëndroj”, ka thënë Ten Hag.

Ronaldo dhe United kanë ndërprerë bashkëpunimin, ndërsa futbollisti nuk ka gjetur akoma një ekip për ta vazhduar karrierën e tij.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci