Të fundit

Vëllai i gazetarit të vdekur në Katar pretendon se ai është vrarë

Gazetari amerikan, Grant Wahl vdiq të premten gjatë ndeshjes çerekfinale mes Argjentinës dhe Holandës gjatë gjuajtjes së penalltive.

Sipas Daily Mail, 48-vjeçari Wahl, i cili mbuloi Kupën e Botës për CBS Sports, NBC News, dhe që më parë ka punuar për Sports Illustrated, ishte i shëndetshëm përpara se të rrëzohej këtë të premte, ndërsa vëllai i tij pretendon se ai është vrarë.

“Unë jam arsyeja pse ai ka veshur një këmishë me flamurin LGBT në Kupën e Botës. Unë jam vëllai i tij dhe jam homoseksual. Nuk besoj se vëllai im ka vdekur, besoj se është vrarë,” tha Eric Whal, vëllai i gazetarit të vdekur.

Sipas një deklarate nga Shoqata e Futbollit të SHBA-së, Grant raportonte nga ndeshja çerekfinale dhe shkaku i vdekjes nuk dihet.

“E gjithë familja e futbollit amerikan është zemërthyer kur mësoi se ne kemi humbur Grant Wall. Falenderojmë Grant për përkushtimin dhe ndikimin e tij të jashtëzakonshëm në lojën tonë. Shkrimi i tij dhe historitë që ai tregoi do të jetojnë!”, thuhet në deklaratë.

Whal njoftoi në Twitter të hënën se ai ishte i sëmurë për 10 ditë, gjë që ai ia atribuoi punës së tepërt dhe mungesës së gjumit të mjaftueshëm ndërsa shikonte Kupën e Botës përpara se simptomat e tij të bëheshin aq të rënda sa duhej të shkonte në një klinikë mjekësore në Katar.

“Sot shkova në klinikën në qendrën kryesore mediatike dhe më thanë se ndoshta kam bronkit, më dhanë një dozë antibiotike dhe një shurup për kollën e keqe dhe tashmë ndihem pak më mirë pas disa orësh. Por gjithsesi: Jo mirë”, kishte shkruar ai.

Gazetari amerikan ishte i njohur më parë për publikun botëror si një luftëtar për të drejtat e LGBT-ve dhe që në fillim të Kupës së Botës u përpoq të hynte në stadium i veshur me një këmishë me ngjyrat e ylberit, por u hoq menjëherë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci