Të fundit

Humbja nga Maroku, trajneri i Portugalisë flet për të ardhmen e tij

Kombëtarja e Portugalisë është eliminuar sot nga Kampionati Botëror “Katar 2022”, pasi që u mposht nga Maroku në çerekfinale.

Portugalia u mposht 1:0 nga Maroku në stadiumin “Al Thumama”, kështu duke i dhënë fund ëndrrës për triumf në këtë Botëror, raporton KosovaPress.

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos u kritikua shumë që la në stol yjet si Cristiano Ronaldon dhe Joao Cancelon.

Tani, pas ndeshjes ka reaguar Santos, duke zbuluar detaje për të ardhmen e tij si trajner i Portugalisë.

“Sonte unë do të fluturojë drejt Lisbonës dhe ne do të diskutojmë me presidentin për të ardhmen time, si gjithmonë”, tha Santos.

Pritjet janë që Fernando Santos do të shkarkohet gjatë ditëve në vazhdim.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci