Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ia ka refuzuar kërkesën për vizitë në Kosovë, Petar Petkoviqit, drejtor i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Serbi.
Kjo është bërë e ditur nga MPJD, të cilët kanë njoftuar se Perkoviq ka shkelur marrëveshjet e lidhura në vizitat e tij të mëhershme, transmeton Paparaci.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës (MPJD) ka refuzuar kërkesën e zyrtarit serb Petar Petkoviq, për të vizituar Kosovën në periudhën 23-25 nëntor 2021. Ky refuzim ka ndodhur për shkak se z. Petkoviq, duke shkelur marrëveshjet e lidhura, vizitat e tij të mëparshme në mënyrë të përsëritur i ka keqpërdorur për të nxitur përçarje në mes të komuniteteve dhe për të provokuar institucionet zyrtare të Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së për Telegrafin.
