Të fundit

Britania kërkon heqjen e menjëhershme të barrikadave

Pas reagimit të ambasadave të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë dhe Beograd, ka ardhur edhe reagimi i ambasadave të Britanisë së Madhe në Kosovë dhe Serbi.

Në reagimin e këtyre ambasadave thuhet se një arrestim nuk është justifikim për bllokimin e rrugëve, duke kërkuar urgjent heqjen e barrikadave.

Po ashtu dënohet edhe sulmi ndaj Policisë së Kosovës dhe EULEX’it.

Kërkohet vetëpërmbajtje nga të dy shtetet për t’u arritur de-përshkallëzimi.

“Së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe BE-në, ne shprehim shqetësimin tonë të thellë për situatën aktuale në veri të Kosovës pas ndalimit të një individi të dyshuar për përfshirje në një sulm ndaj autoriteteve kosovare. Ky arrestim nuk është justifikim për bllokime të paligjshme të rrugëve, as kërcënime dhe frikësim ndaj autoriteteve kosovare dhe popullatës lokale”, thuhet në njoftim.

“Ne presim që të gjitha pengesat ilegale të çmontohen dhe t’i jepet fund të gjitha kërcënimeve të dhunës dhe frikësimit. Ne vlerësojmë dhe mbështesim plotësisht Forcën e NATO-s në Kosovë (KFOR) në punën e saj për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes dhe kontributin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) në mbështetjen e autoriteteve kosovare për sundimin e ligjit. Ne i dënojmë fuqishëm si të papranueshme të gjitha sulmet ndaj agjencive të sigurisë kosovare dhe ndërkombëtare”.

“U bëjmë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje maksimale, të shmangin retorikën nxitëse dhe të marrin masa të menjëhershme për të arritur një de-përshkallëzimin e situatës. U bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që të veprojnë me përmbajtje dhe që autoritetet e Serbisë të përdorin ndikimin e tyre për të arritur një deeskalim të situatës. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja është mjeti për të zgjidhur konfliktet dhe për të arritur një marrëveshje për marrëdhëniet e normalizuara”, përmbyllet komunikata.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci