Komentatori i njohur i futbollit në Kosovë, Andin Lokaj, që prej se kur njoftoi për largimin e tij nga RTK-ja, ka shpërthyer me statuse në rrjete sociale, duke krahasuar televizionin me një shtet diktatorial si Koreja Veriore e gjithashtu disa herë e ka cekur se aty ku ai ka punuar për pesë vite, mbizotëron amatorizmi.
Gazetari Lokaj njoftimin për largimin nga televizioni publik e dha përmes një statusi në Facebook, menjëherë pas ndeshjes çerekfinale Portugali – Maroku, ku shkroi se emocionet e kësaj ndeshjes ishin të fundit për të si pjesë e RTK-së.
“Këto ishin emocionet e mia të fundit pas pesë vitesh në RTK. Më nuk do të jem pjesë e televizionit publik. Ju dua dhe rrespekte.”

Fillimisht, Andin Lokaj para fillimit të ndeshjes u tall me RTK-në e rrjeteve sociale, ku këta të fundit kishin gabuar në paralajmërimin e ndeshjes, pra në vend të ndeshjes Argjentinë – Kroaci, në reklamë shihej ndeshja Argjentinë – Francë, ku pastaj komentatori i njohur e shoqëroi këtë foto me ish-presidenten Atifete Jahjagan dhe Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, të cilat njihen në publikun e gjerë për huqje të tilla, shkruan Nacionale.
“E di që ka amatorizëm shumë aty ku kam punuar për 5 vjet. Po a është e mundur kjo? Jo bre spo muj me besu.”

Me të përfunduar ndeshja gjysmëfinale mes Argjentinës e Francës, Lokaj shpërtheu edhe më tutje, me krahasime që i bëri televizonit publik me Korenë Veriore.
“E pashë një reklam në TV publik sonte. Një reklam ndërtesat e Kirgistanit dhe penalltia e humbur e Roberto Baggio-s më 1994 kundër Brazilit. Mund t’i kushtojë shtrenjtë kjo menaxhmentit të RTK-së i cili po i ngjan qeverisë së Koresë Veriore”

Krejt në fund Andin Lokaj postoi sërish, dhe sërish përmendi ngjashmërinë e RTK-së me Korenë Veriore, të shoqëruar me një fjali në fund, ku pretendoi se ka ende më shumë për të thënë.
“RTK aktuale dhe Koreja e Veriut kanë shumë ngjashmëri. Mos e rreni dhe mos e tmerroni më popullin. Obligim e kom pas me i thonë këto fjalët e fundit. Nuk hi më thellë, se me hi….”

