Të fundit

Modriq me akuza të rënda për gjyqtarin Orsato: Është katastrofë

Ylli i kombëtares kroate, Luka Modriq ka mbetur i pakënaqur me ndarjen e drejtësisë nga gjyqtari italian, Daniele Orsato, në ndeshjen ndaj Argjentinës.

Argjentina fitoi me rezultat 3:0, teksa ecurinë e golave e nisën pas një penalltie të diskutueshme nga kroatët.

Pas ndeshjes, Modriq shfryu inatin e tij ndaj gjyqtarit Orsato. Sipas tij ai është një katastrofë.

“Për mua nuk ishte penallti. Nuk më pëlqen të flas për referimin, por sot është e pamundur mos të flasësh për të, pasi ai është njëri prej më të dobëtëve që unë njoh. Jo vetëm për lojën e sotshme, unë e kam takuar atë edhe në ndeshje tjera dhe nuk kam pasur kurrë kujtime të mira. Ai është katastrofë”, ka thënë Modriq.

Kroacia u eliminua nga Kupa e Botës, ndërsa Argjentina vazhdoi tutje ku të dielën do të takohet në finale me fituesin e takimit, Francë-Maroko.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci