Armando Broja e ka mbyllur para kohe këtë edicion garues pasi duhet t’i nënshtrohet operacionit për shkak se ka këputur ligamentin e gjurit të djathtë gjatë ndeshjes miqësore me Aston Villan.
Lëndimi duket se ishte i rëndë që nga momentin kur u përplas me kundërshtarin pasi reprezentuesi shqiptar u dëgjua në britma dhe pastaj u largua me barelë nga fusha.
Lëndimin e tij Broja e ka quajtur vetëm një pengesë drejtë arritjes në majat e suksesi.
“Ka qenë e vështirë për të pranuar gjithçka gjatë ditëve të fundit, por jam i vendosur të kthehem edhe më i fortë dhe më i mirë se më parë. Secili ka rrugëtimin e tij drejt majave, kjo është vetëm një pengesë e vogël për gjërat e mira që do të vijnë në të ardhmen.”, ka shkruar Broja në “Instagram”.
Ai më tutje ka falënderuar të gjithë për mbështetjen e dhënë në këto ditë të vështira.
Lëndimi i Brojës mund ta detyrojë Chelsean që të kërkojë një sulmues të ri në afatin kalimtar të janarit.
