Të fundit

Studenti nga Kosova e fiton vendin e parë në garat spartan në Abu Dabi

Studenti i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit në Universitetin e Prishtinës, Shkëlqim Hetemi ka fituar vendin e parë në garat spartan, mbajtur në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara.

Në shkretëtirën e Abu Dabit, përtej 25 pengesave, në një distancë prej 10 kilometrash, ai ka arritur të mposhtë pjesëmarrësit e grupmoshave 25-29-vjeçare në një periudhë prej 1:57:38.

Në kategorinë spartan super, ku fitues doli Shkëlqimi, morën pjesë 620 garues nga vende të ndryshme të botës, njofton Universiteti i Prishtinës, transmeton Paparaci.

Hetemi shprehet krenar për rezultatin e arritur në këtë garë.

“Pas këtij rezultati qëndron puna dhe përkushtimi, andaj shpresoj që në të ardhmen do të marr pjesë edhe në gara të tjera e të dal edhe me rezultate më të mira”, theksoi Shkëlqimi.

Kampionati Spartan është ndër evenimentet më të mëdha sportive në sportin e fitnesit, ku vlerësohen fuqia, qëndrueshmëria dhe mirëqenia trupore.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci