Të fundit

Dominim total nga Argjentina në pjesën e parë

Argjentina e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi prej dy golave, përball Francës.

Lionel Messi shënoi golin e parë për skuadrën e Scalonit. Ai realizoi nga penalltia në minutën e 23-të të ndeshjes, duke realizuar golin e tij të parë në karrierë në një finale të Kupës së Botës.

Penalltia e shënuar nga Messi u fitua nga Di Maria pasi ai u ndal në mënyrë të pa lejuar nga Dembele.

Di Maria arriti të realizonte më vonë golin e dytë për Argjentinën. Ai shënoi në minutën e 36-të.

Argjentina është duke udhëhequr me rezultat 2:0, ndërsa Franca ka kohë edhe 45 minuta tjerë për të ndryshuar rezultatin.

Gjatë pjesës së parë rreziku i vetëm për Argjentinën ishte një goditje me kokë nga Giroud e cila shkoi jashtë portës.

Të dyja kombëtaret kanë nga dy trofe të fituar. Titullin e fundit Argjentina e ka fituar në vitin 1986, kurse Franca është shpallur kampion edicionin e kaluar.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci