Të fundit

Mehaj: Ushtria e Kosovës ka kapacitete moderne luftarake

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shpërndarë një video duke  thënë se Ushtria e Kosovës ka kapacitete moderne luftarake për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror të Kosovës.

“Ushtria e Republikës së Kosovës me kapacitete moderne luftarake për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror të vendit tonë”, ka shkruar Mehaj.

Ministri Mehaj ka shtuar se janë duke vazhduar me zhvillimin dhe avancimin e forcave të Kosovës sipas standardeve më të larta të forcave të vendeve anëtare dhe partnere të NATO-së.

“Për pjesëmarrje efektive në operacione ndërkombëtare të paqes në ndërveprim dhe përkrah forcave aleate të prirë nga ShBA”, ka theksuar Mehaj.

“Detyra, nderi dhe atdheu mbi të gjitha!”, ka shkruar më tej ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Ndryshe, disa protestues janë mbledhur të dielën afër pikë kalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, Jarinjë, – në anën e territorit serb – si shenjë mbështetjeje ndaj serbëve lokalë që kanë ngritur barrikada në veri të Kosovës.

Protestuesit janë dëgjuar duke bërtitur, “Kosova është zemra e Serbisë”.

Policia serbe e ka krijuar një kordon në afërsi të kufirit.

Thirrja për protestë është bërë nga grupet djathtiste, siç është “Patrulla Kombëtare”, si dhe është bërë thirrje që organizimit t’i bashkohen mbështetës tjerë nga Serbia, Mali i Zi dhe Republika Sërpska e Bosnje-Hercegovinës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci