Katia Aveiro, motra e Cristiano Ronaldos, ka reaguar pasi Argjentina fitoi mbrëmë ndaj Francës në finalen e Kupës së Botës.
Ajo tregoi se e ka shikuar ndeshjen dhe i kishte pëlqyer barazimi 3-3, por që skuadra e Leo Messit, kundërshtarit më të madh të Cristiano Ronaldos, triumfoi në penallti me rezultat 4-2.
“Ky ishte Botërori më i keq i mundshëm…por fatmirësisht ishte një finale e madhe”, reagoi ajo në Insta Story.

“Çfarë ndeshje. Urime Argjentinë!”, ndërsa pati disa komplimente edhe për Mbappen.
Megjithatë ajo anashkaloi argjentinasin Leo Messi në shkrimin e saj.
“Ky djalë duket jashtëtokësor. Një e ardhme brilante ju pret! E pabesueshme!”, përfundoi ajo.
