Postimi i Lionel Messit në rrjetin e tij social Instagram, ka thyer çdo rekord duke u bërë postimi më i pëlqyer në histori të këtij rrjeti social.
Messi fillimisht kaloi Ronaldon, për postimin më të pëlqyer nga një sportis, për të thyer përfundimisht rekordin e postimit më të pëlqyer.
Kampioni i Botës ka arritur shifrën e 56 milionë pëlqimeve, duke tejkaluar postimin e famshëm të vezës.
View this post on Instagram
Messi u shpall kampion bote me Argjentinën të dielën pasi mposhti Francën në penallti.
