Kroatët kanë pritur mbrëmë kombëtaren e futbollit pas rikthimit nga Katari, ku u stolisën me medaljen e bronztë të Kupës së Botës.
Festës në sheshin kryesor të Zagrebit iu bashkuan futbollistët e kombëtares, ku festuan me këngë nacionaliste.
Tani po qarkullon një video e re e një feste nacionaliste që i prek jo pak serbët.
”Do t’i vë zjarrin Krajinës në Knin, do t’i vë zjarrin dy, tre shtabeve serbe”, janë disa nga vargjet që i kanë kënduar futbollistët: Dejan Lovren dhe Marcelo Brozoviq.
“Zbog Anice i bokala vina. Zapalit ću Krajinu do Knina. Zapalit ću dva, tri srpska štaba.Da ja nisam dolazio džaba”, pjevali su reprezentativci Hrvatske tokom proslave bronze sa Svjetskog prvenstva u Kararu pic.twitter.com/39Kl67bL9S
— Istraga.ba (@IstragaB) December 19, 2022
Kroacia fitoi vendin e tretë në Kampionatin Botëror pasi mposhti Marokun me rezultat 2:1.
