Pas fitores të medaljes së bronztë në Kupën e Botës në Katar, për futbollistët kroatë janë organizuar pritje në të gjithë Kroacinë.
Por, pritja më mbresëlënëse do të jetë ajo për Joshko Gvardiol.
Gvardiol, i cili mahniti botën me paraqitjet e tij të shkëlqyera në Katar, ka lindur 20 vjet më parë në Zagreb.
Mirëpo, babai i Joshkos, Tihomir, ka lindur në qytezën Novigrad të Istrias në Kroaci. Kjo qytezë ka rreth 4000 banorë. Gjyshërit e Gvardiolit ende jetojnë në Novigradin e vogël.
Të mërkurën, banorët e Novigradit do ta mirëpresin Joshkon, dhe kanë përgatitur edhe një dhuratë të veçantë – do të pjekin një ka të madh 400 kilogramë dhe siç thanë ata, “do të ketë ushqim dhe pije për të gjithë njerëzit”.
