Të fundit

Pasi doli nga burgu, Boris Becker u lye menjëherë dhe fitoi 500 mijë euro

Tenisti legjendar gjerman Boris Becker ditë më parë doli nga burgu dhe menjëherë pas lirimit dha një intervistë televizive nga e cila grumbulloi 500 mijë euro.

Bild raporton se ai ka shkuar menjëherë te parukierja për t’i lyer flokët, pasi ka pasur flokë të thinja nga qëndrimi në burg, dhe kësisoj ka rikthyer imazhin me të cilin dallohej dikur.

Gazeta gjermane pretendon se ai po qëndron në një hotel luksoz në Mynih dhe shumë e kanë kritikuar televizionin e njohur “Sat1”, i cili i ka paguar Beckerit një shumë të madhe parash për intervistën.

“I jepni një krimineli kaq shumë para, më mirë të paguanin diçka për qëllime humanitare”, “si mund t’i jepni para një krimineli, patetike”, “Boris Bceker nuk është hero, është një kriminel i dënuar”, janë vetëm disa nga komentet në rrjetet sociale.

Becker kreu për tetë muaj një dënim prej dy vjet e gjysmë burgim, pasi u dënua për evazion fiskal. Për fshehjen e 2.5 milionë funtesh.

Ai kishte deklaruar falimentimin e firmës së tij pesë vjet më parë dhe në kohën e falimentimit borxhet e tij llogariteshin rreth 50 milionë funte.

Ai u shpall fajtor për katër nga gjithsej 24 pikat e aktakuzës dhe fillimin e dënimit e kreu në burgun famëkeq Wandsworth të Londrës.

Becker gjithashtu është duke përgatitur një libër dhe ka nënshkruar disa kontrata dhe disa media britanike janë në pritje të një interviste me të, ndaj nuk ka dyshim se tenisti i njohur do të vazhdojë të fitojë para të konsiderueshme edhe në të ardhmen.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci