Të fundit

Dita e 11-të me barrikada, Abrashi: “KFOR-i nuk bëzanë”

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se dita e 11-të me radhë që disa rrugë në veri të Kosovës janë të bllokuara nga barrikadat.

E sipas tij mbi krejt këtë çështje, “KFOR-i nuk bëzanë”.

Ai shtoi se largimin e barrikadave e kanë kërkuar edhe ShBA-të dhe BE-ja, ndërsa u shpreh se KFOR-i ka kërkuar edhe pak kohë nga Qeveria.

“Dita e 11-të e tolerimit të barrikadava të strukturave ilegale të Serbisë, të shndërruara në banda kriminale në veri të Kosovës”, përfundoi ai, me anë të një shkrimi në Facebook.

Për temën e vendosjes dhe heqjes së barrikadave foli edhe më parë, ministri Xhelal Sveçla.

I pari i MPB-së teksa akuzoi kreun e Listës Serbe, Goran Rakiq, për bashkëpunim me bandat kriminale në veri, njoftoi se janë në përpjekje e sipër që bashkë me partnerët ndërkombëtarë, t’i largojnë barrikadat në veri të Kosovës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci