Në Buenos Aires kanë dalë në rrugë miliona njerëz për t’u dhuruar një pritje të paharrueshme lojtarëve të Kombëtares për fitimin e Kupës së Botës pas 36 vitesh.
Në kryeqytet po zhvillohet një festë e çmendur, ndërkohë që nuk mungojnë ironitë ndaj rivalëve francezë, sidomos ndaj yllit Kylian Mbappe.
Në mes të turmës së tifozëve në ekstazë dallohet njëri duke djegur një arkivol të rremë me një foto të fytyrës së sulmuesit të PSG-së, i cili sot feston 24-vjetorin e lindjes.
Portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez ka festuar me një kukull me fytyrën e Mbappe. Pas reagimit ndaj tifozëve francezë, “gardiani” i Aston Villa-s nuk harron as lojtarin më të fortë të “Gjelave”.
