Sulmuesi francez Kylian Mbappe ishte lideri i skuadrës gjatë pushimit prej 15 minutash mes dy pjesëve të finales së Botërorit mes Francës dhe Argjentinës.
Lidershipi i Mbappes është konfirmuar edhe nga një video e publikuar në Reddit, ku Mbappe u drejtohet bashkëlojtarëve me ton të ngritur.
“Kjo është ndeshja e jetës, zhvillohet çdo katër vjet. Nuk mund të bëjmë më keq se sa në pjesën e parë. Duhet të kthehemi!”, ishte një pjesë e fjalimit të fuqishëm të Mbappes pas pjesës së parë, pas së cilës Argjentina kryesonte me rezultat 2:0.
mbappé was fighting for france’s life in that locker room miskeen pic.twitter.com/4G7l2YDrpU
— 🇫🇷 (@goatariq) December 20, 2022
Videoja e publikuar konfirmoi se Mbappe është lideri i vërtetë i kombëtares franceze, edhe pse shiritin e kapitenit e mban portieri Hugo Lloris.
Sipas zhvillimit të ngjarjeve që pasuan në pjesën e mbetur të lojës, fjalët e tij me sa duket “funksionuan”. Franca arriti të rikthehet në fund të pjesës së rregullt të ndeshjes dhe të barazonte rezultatin në 2:2.
Megjithatë, pas përfundimit të vazhdimeve me rezultat 3:3, Franca u mund në penallti me Argjentinën që u shpall kampione e botës.
