Të fundit

(VIDEO) Qindra tifozë duke e pritur, Messi nuk mund të futet në shtëpi

Shtëpia e Lionel Messit në Rosario është “pushtuar” nga qindra tifozë të Argjentinës që u mblodhën për ta falënderuar sulmuesin argjentinas.

Messi ka përfunduar festën me ekipin në kryeqytetin argjentinas, teksa ka udhëtuar së bashku me Di Marian dhe Dybalan drejt qytetit të vendlindjes, Rosario.

Futbollistët udhëtuan me helikopter, ndërsa në lagjen e Messit ishin mbledhur qindra tifozë.

Megjithëse ishte ndërtuar një gardh për ti mbajtur larg tifozët ata arritën ta largonin kordonin e sigurisë duke u afruar afër Messit.

Ylli argjentinas ishte i shoqëruar nga gruaja e tij, ndërsa fansat i përcollën derisa ata u futën në shtëpi.

Triumfit 36-vjeçar në Kupën e Botës i janë gëzuar tej mase argjentiansit. Rreth 5 milionë njerëz morën pjesën në Buenos Aires në paradën e fitores, duke thyer çdo rekord.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci