Real Madridi është i bindur se e ka fituar garën me gjigantët tjerë evropianë për të marrë shërbimet e Jude Bellingham.
Në garë për yllin anglez janë: Liverpool, Manchester City, Manchester United, Paris Saint-Germain e Chelsea mirëpo te madrilenët janë të bindur se kanë fituar garën për 19-vjeçarin.
City mendon se nuk është jashtë garës dhe pritet të shtojë ofertën e tyre për të transferuar Bellinghamin, i cili u transferua nga Birmingham në Dortmund për 30 milionë funte në verën e vitit 2020.
Por Ancelotti dhe Real ndjejnë mundësinë për t’u bërë një ikonë e Bernabeut do të vulosin marreveshje.
Të gjitha klubet, madje edhe ato me para të pakufizuara si City dhe PSG, janë bërë të vetëdijshëm se pagat nuk janë të rëndësishme për Bellingham – vetëm se si një lëvizje do t’i përfitonte atij në aspektin futbollistik.
Siç zbuloi SunSport javën e kaluar, trajneri i United, Erik ten Hag po planifikon një goditje të dyfishtë prej 200 milionë funte për të marrë Bellinghamin dhe Frenkie de Jong të Barcelonës.
Problemi i Ten Hag është që Bellingham refuzoi United për t’u bashkuar me Dortmundin.
Legjendat e klubit Sir Alex Ferguson, Eric Cantona dhe Bryan Robson u dërguan të gjithë për të takuar lojtarin, por nuk arritën ta bindin atë të transferohej në Old Trafford.
Që nga bashkimi me gjigantët gjermanë, Bellingham ka kontribuar 19 gola dhe 21 asistime në 112 ndeshje.
