Të fundit

Xavi: Pedri e Gavi më të mirë se unë e Iniesta në moshën 20 vjeçare

Trajneri i Barcelonës, Xavi thotë se dyshja e mesfushës Gavi dhe Pedri janë më të mirë se ai dhe legjenda e “Blaugranëve”, Andres Iniesta, në moshën 20 vjeçare.

Gavi dhe Pedri ishin titullarë të padiskutueshëm në ndeshjet e Spanjës në Kupën e Botës në Katar, ndërsa janë edhe pjesë kyçe për liderin e La Ligas që prej ardhjes së Xavit vitin e kaluar, raporton KosovaPress.

Marrëdhënia e fortë dhe telepatike e dyshes ka tërhequr krahasime me partneritetin e vetë Xavit me Iniestan, ku këta të fundit përjetuan sukses të jashtëzakonshëm në nivel klubesh dhe me kombëtare.

Sidoqoftë, duke folur për kanalin zyrtarë të Barcelonës, Xavi tha se dyshja aktuale e mesfushës ka përparuar më shumë se ai dhe Iniesta në moshën 20 vjeçare.

“Unë dhe Iniesta në moshën 20 vjeçare nuk kemi qenë në nivelin e Pedrit dhe Gavit. Mënyra se si Gavi lufton, pasionin që e ka ai, ne nuk ishim në nivelin që ai është tani”, tha Xavi.

“Ne kemi shumë lojtarë të rinj, Eric Garcia, Pedri, Ansu Fati, Gavi, Franki De Jong është i ri po ashtu. Ne kemi në Barcelonë për të tashmen dhe për të ardhmen”, shtoi më tej trajneri i Barcelonës.

Barcelona zë vendin e parë në La Liga, dy pikë më shumë se rivali i përbetuar Real Madridi, duke fituar 12 nga 14 ndeshjet e këtij sezoni.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci