Të fundit

Ademi: Nuk ka njeri në botë që mund ta ndalojë FFK-në të licencohet

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, i ka quajtur të pavërteta lajmet se FFK nuk është licencuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ademi tha në Klan Kosova se nuk ka njeri që mund ta ndalojë licencimin e kësaj federate, transmeton Paparaci.

Ai theksoi kjo federatë i ka dorëzuar të gjitha dokumentacionet e nevojshme dhe se janë në pritje të një vendimi.

“Unë sot ju them këtu opinionit të futbollit dhe klubeve që mos të kenë merakun se nuk ka njeri në botë që mund ta ndalojë licencimin e federatës. Kjo për faktin se ne jemi shumë të drejt dhe i kemi të gjitha kapacitetet e nevojshme”, tha Ademi.

I pari i FFK-së ftoi që të mos luhet me futbollin.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci