Një prej federatave të palicencuara nga Ministria e Kulturës, Rinis e Sportit është edhe ajo e futbollit.
FFK-ja ka aplikuar për licencim, por nuk e ka marrë ende.
FFK-ja dhe klubet e saj kanë bërë më së shumti kërkesa për sponsorizime.
E Fansat e Futbollit Kosovar kanë siguruar nga burime ekskluzivisht shtatë pikat që Federata e Futbollit e Kosovës ende si ka plotësuar.
Ato janë:
1. Kontrata e Sekretarit
2. Çertifikata nën hetime të Kryetarit
3. Dy anëtarë të KE mungojnë.
4. Harmonizimi i statutit
5. Mungojnë këshilli mbikqyrës i FFK.
6. Kodi etik nuk është i harmonizuar me kodin etik të UEFA e FIFA.
7. Kuvendi i datës 6 prill nuk është organizuar në bazë të statutit të FFK-së./korrektsport

