Klubi i futbollit Llapi ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me tre nidhmëstrajnerët e klubit.
Sunaj Keçi, Fidaim Haxhiu e Burim Zhjeqi, nuk do të jenë më pjesë e Llapit.
Përmes një postimi në Facebook, klubi llapjan ka bërë të ditur se treshja e trajnerëve nuk do të jetë më pjesë e klubit, teksa i ka falënderuar për bashkëpunimin shumë vjeçar.
“KF Llapi njofton se me marrëveshje të dyanshme ka vendosur të ndërpres bashkëpunimin me tre ndihmëstrajnerët e shtabit teknik, Fidaim Haxhiu, Sunaj Keçi dhe Burim Zhjeqi.
Klubi i falenderon për kontributin e dhënë dhe angazhimin e tyre si dhe iu dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës”, thuhet në postimin e klubit.
Në postimin e faqes zyrtare të klubit, bëhet e ditur se trajneri Batatina ka të gatshëm emrat e zëvendësuesve, ndërsa zyrtarizimi do të bëhet brenda ditëve në vijim.
“Njëherit, kryetrajneri Tahir Batatina është afër kompletimit të shtabit teknik me kuadro të reja dhe së shpejti do ta zyrtarizoj ndihmëstrajnerin e ri që do i bashkangjitet shtabit teknik për edicionin pranveror”, përfundon postimi i KF Llapit.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.
Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU